Basha: Përhapja e korrupsionit në çdo nivel të qeverisë Rama po e mban Shqipërinë në vendnumëro

Kreu i PD-së, Lulzim Basha, thotë se raporti i fundit i “Transparency International” konfirmon se armiku i mirëqenies së shqiptarëve është korrupsioni.

Basha thekson se përhapja e tij në çdo nivel të qeverisë Rama po e mban Shqipërinë në vendnumëro.

Ai nënvizon se lufta kundër korrupsionit është sot interesi ynë kombëtar, për të çliruar vendin dhe institucionet e tij nga të korruptuarit.

"Ndonëse një grusht i vogël njerëzish po mundohen ta mbajnë peng të ardhmen, ajo tashmë ju përket shqiptarëve".