Shperthimi/ Duka: Një djalë me kapuç vuri dinamitin. Kamerat e kanë filmuar. Veliaj është mësuar me skenarë
Kreu i FSHF-se Armando Duka mbrëmjen e sotme ka qenë në stadiumin “Air Albania” duke ndjekur ndeshjen Dinamo – Tirana kur pranë banesës së tij ka ndodhur shpërthimi.
“Në banesë ka qenë djali dhe gruaja. Uroj të jetë rastësi. Nuk ka dëmtime në njerëz, porta është larg nga banesa por ka qenë shpërthim i madh. Kamerat kanë filmimin e personit që ka hedhur dinamitin. Një person me kapuc ka vënë dinamitin” tha Duka për gazetarët.
Ndërkohë policia njoftoi: Më datë 24.01.2022, rreth orës 22:10, në lagjen nr. 4, Durrës, para portës së shtetasit A. D. dyshohet se ka shpërthyer një sasi lënde plasëse. Si pasojë e shpërthimit janë shkaktuar vetëm dëme materiale në portën e jashtme të banesës. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
I pyetur nëse ka lidhje me përgjimet e sotme?
Armand Duka: Po nuk e di… shikoni sa policë keni këtu, sa hetues keni këtu dhe janë të gjithë të aftë ti kapin dhe maksimumi deri nesër do ju bëjnë të ditur se kush e ka vënë. Këtu nuk ngel krim pa u zbuluar nga këta.
Veliaj ka thënë se është një film i bërë nga ju?
Armand Duka: Po ç’lidhje ka me filmat e Erion Velisë. Veliaj është mësuar me skenarë. Dyshime. Unë nuk jam polic. Unë jam ekonomist, kur të bëhem polic, do kem dyshime”

