Bardhi: Fajtor për 8 janarin është Berisha, thirri njerëz për të dhunuar PD-në, policia erdhi pas 40 min

Në “Drejt” nga Luan Rama në RTV Ora, sekretari i përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi u shpreh se fajtor për 8 janarin është Berisha që kishte thirrur njerëz për të dhunuar partinë e tij.

Ai shtoi se ka kërkuar ndërhyrjen e policisë 40 minuta para se të ndërhynte, praktikisht fiks në orën 12:40 minuta, por sipas Bardhit erdhën 40 minuta më vonë.

Bardhi: Ishim përgatitur për të shmangur dhunën. Fajtor është Berisha që kishte thirrur njerëz për të dhunuar partinë e tij. Kërkova ndërhyrjen e policisë 40 minuta para se të ndërhynte, në orën 12:40 minuta mu tha që do ndërhynin për një minutë, por erdhën 40 minuta më vonë pasi u vënë në dijeni nga mua.

Në selinë e PD-së po ndodhte një krim dhe nëse policia do të zbatonte ligjin, vepra penale e shkatërrimit të pronës ka ndodhur qysh kur u shqye dera e partisë. Sigurisht që ka pasur një burokraci nga ana e policisë.