Shpërthim te shtëpia, flet Duka: Ishte djali e gruaja brenda, nuk kam dyshime se kush e ka bërë
Presidenti i FSHF-së, Armand Duka ka folur pas shpërthimit pranë shtëpisë së tij, duke thënë se në shtëpi ka qenë gruaja e tij dhe djali.
Ai tha se uron që të jetë një rastësi dhe se pas kontrollit të kamerave është parë një person me kapuç që ka vënë lëndën shpërthyese.
Duka: Shpërthim de dera e shtëpisë. Aty kanë qenë djali dhe gruaja. Uroj që të jetë një rastësi. Shpërthimi ka qenë i madh dhe porta ka dalë jashtë përdorimit. Kemi kamerat e shtëpisë dhe të rrugës. Duket një person me kapuç dhe që vë atë lëndën shpërthyese.
Nuk e di nëse ka lidhje me audiopërgjimin. Shih se sa policë ka këtu dhe këta janë të aftë që t’i kapin këta persona. Nuk ka lidhje me filmat e Veliaj, ai është me skenar. Nuk kam dyshime se kush e ka bërë.
"Më datë 24.01.2022, rreth orës 22:10, në lagjen nr. 4, Durrës, para portës së shtetasit A. D. dyshohet se ka shpërthyer një sasi lënde plasëse. Si pasojë e shpërthimit janë shkaktuar vetëm dëme materiale në portën e jashtme të banesës." - bën me dije policia.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.


