"Jam krenar për gjithçka kam bërë këto 5 vite si President", Meta: Ishte zgjedhje e imponuar por..

Presidenti Meta ka deklaruar se nuk e dëshiron një mandat të dytë dhe është shumë krenar për atë që ka bërë gjatë 5 viteve.

Zoti Meta shtoi se ai është zgjedhur President me propozim të vetë socialistëve dhe ka qenë kryeministri Rama ai që ka insistuar.

Meta: Unë jam zgjedhur President me propozim të socialisteve. Ka qenë insistim i vetë zotit Rama që në kushtet kur PD refuzoi ofertën që të merrte Presidentin, këtë detyrë e mora me bindje për të shpëtuar institucionin e Presidentit nga ilegjitimiteti. Ka qenë një zgjedhje e imponuar nga rrethanat dhe uroj ta kem kryer me përgjegjshmëri të lartë këtë detyrë. Jam shume krenar për gjithçka kam bërë këto vite.

Midis pushtetit dhe demokracisë unë zgjedh të mbaj premtimin që kam bërë  kur jam zgjedhur President, unë jam për demokracinë.

Zgjedhja ime si President i Republikës ka qenë në atë kohë e detyruar, edhe nëse nuk do ishim në këto kushte nuk do doja një mandat të dytë për President. Jam shumë krenar për këto që kam bërë gjatë këtyre pesë vjetësh. Zgjedhjet e mia i bëj me bindje dhe jo i detyruar nga faktor të tjerë të jashtëm.

Për sa i përket zgjedhjeve të pjesshmë vendore të 6 marsit, Meta i ftuar në Vizion plus theksoi dhe një herë se nuk ka pasur asnjë konsultim me partitë politike.

Meta: Nuk kam bërë konsulta me partitë politike për 6 marsin. Kam patur vetëm një takim me z.Balla.

Në 6 mars do të mbahen zgjedhjet vendore në 6 bashki, Durrës, Dibër, Shkodë, Vorë, Lushnje dhe Rrogozhinë.