Bardhi: Ndihem i zhgënjyer nga Berisha, me veprimet e tij po dëmton PD-në dhe demokratët
Në “Drejt” nga Luan Rama në RTV Ora, sekretari i përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi u shpreh se ndihet zhgënjyer si demokrat nga mënyra se si Berisha po vepron me PD-në.
Ai shtoi se Berisha ka deklaruar se nuk i intereson partia, por vetëm vetja e tij, duke dashur të marrë PD-në me vete.
Bardhi: Ndihem i zhgënjyer si demokrat nga mënyra se si Berisha po vepron me PD-në. Çdo demokrat ka investuar te Berisha, duke i dhënë gjithçka atij. Këtë gjë ai e ka pasur për detyrim që t’ia kthente pas partisë. Nuk e kam mohuar rolin që ai ka pasur në PD dhe për Shqipërinë. Në këtë moment me veprimet e tij ai po dëmton PD dhe interesin e demokratëve.
Një individ që ka marrë gjithçka nga partia nuk mund të thotë se nuk i intereson partia. Ai ka thënë që nuk i intereson PD-ja, por vetëm vetja. Gjatë 3 muajve negociata për atë që ishte fakt, shpallja e tij non grata nga SHBA-ja, ai ka thënë se nuk i intereson PD-ja dhe as familja e tij, por vetëm vetja, duke e marrë edhe partinë me vete.

