Shima: Opozita të përqendrohej edhe te sulmi ndaj FSHF-së, zgjedhjet testi i parë për PD-në

Në “Drejt” nga Luan Rama në RTV Ora, drejtori i përgjithshëm i informacionit në RTV Ora u shpreh se opozita të përqendrohej edhe te sulmi ndaj FSHF.

Ai shtoi se lidershipi është fajtor përse nuk zgjidhet kriza dhe se nuk kanë vend argumentet që Berisha po dëmton PD-në, pasi ai ka qenë mbështetës i Bashës.

Shima: Opozita të përqendrohej edhe te sulmi ndaj FSHF. Do të doja një opozitë më agresive, të dilte në një deklaratë. Mos të merret me gjetjen e fajit. Zgjedhjet testi i parë dhe i rëndësishëm për PD.

Lidershipi fajtor përse nuk zgjidhet kriza. Nuk kanë vend argumentet që Berisha po dëmton PD. Berisha ka qenë mbështetës i Bashës. Fitues i madh është Rama që do shfrytëzoj rastin për të fituar zgjedhjet në 6 bashki.