Bardhi: E dënoj dhunën në 8 janar, demokratët brenda u përgjigjën ndaj sulmit nga jashtë

Në “Drejt” nga Luan Rama në RTV Ora, sekretari i përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi u shpreh se dhuna në ballkon ndodhi pasi e gjithë godina u sulmua me gurë.

Ai shtoi se e dënon dhunën dhe do të doja të mos kishte dhunë atë janar dhe se janë përdorur shkopinj që sollën protestuesit e Berishës me flamujt.

Bardhi: Dhuna në ballkon ndodhi pasi e gjithë godina u sulmua me gurë. Disa njerëz u ngjitën me shkallë. Në momentin kur shikon persona që gjuajnë me gurë secili prej tyre aty që gjendej brenda selisë duhej të mbrohej. Përballë një personi që godet me gurë je i legjitimuar që të përdorësh çdo gjë.

Unë e dënoj dhunën dhe do të doja të mos kishte dhunë atë 8 janar. Janë përdorur shkopinj që sollën protestuesit e Berishës me flamujt. Ne nuk i kishim pajisur deputetët tanë me shkopinj, por janë hedhur nga protestuesit. Thyen xhamat me shkopinj.