Audio-përgjimi, Demalia: Veliaj të merret në hetim nga SPAK, përdori gjuhë rrugaçi, është i sëmurë psiqik

 

Teksa ka komentuar skandalin e audio-përgjimit të Erion Veliajt, i cili kërcënon hapur institucionin e futbollit FSHF, Ilir Demalia është shprehur se SPAK nuk mund të vendos drejtësi në Shqipëri pasi sipas tij është i kolapsur.

Në një lidhje të drejtpërdrejt për RTV Ora, me gazetaren Beti Njuma, Demalia tha se Erion Veliaj kishte përdorur një gjuhë rrugaçi në audi-përgjim, ndërsa shtoi se ai duhet të merret në hetim për shantazhim.

Ilir Demalia: SPAK nuk mund të vendos drejtësi në Shqipëri është i kolapsur.  Ajo ishte një bisedë që ky i merr dhe shantazhin. Me atë gjuhë rrugaçi, ky njeri e urren Tiranë. Ky njeri e urren trashëgiminë kulturore të Tiranës, ky njeri e urren vlerat që ka qyteti i Tiranës.

Demaliaj shprehet se Veliaj e ka kthyer Tiranën në lavatriçe betoni të pastrimit të parave

Ilir Demalia: Për këtë e ka shkatërruar Tiranën dhe e ka kthyer në një lavatriçe betoni të pastrimit të parave.  Veliaj duhet të merret në hetim për gjuhën që ka përdorur. SPAK sot të paktën pati një ndershmëri dhe tha se Duka nuk është objekt hetimi. Veliaj flet në emër të SPAK, në emër të ambasadës amerikane. Ky është i sëmurë psiqik, është turpi i Tiranës, dhe qytetarëve të Tiranës që të mbajnë në krye të Bashkisë atë person. Tirana të paktën ia dha një grusht sot me zgjedhjen e Krenar Alihmehmetit. Nuk mund ta blejë ky Tiranës sepse ka vlera. Kur nxehen tironsit ki kujdes.

Përgatiti Anila Kolgjini.