Shpërthimi në shtëpinë e Dukës, Basha: Degradimin e një pushteti që do zaptimin e çdo institucioni
Nga OraNews Përditësimi i fundit 24 Janar 2022, 22:54
Kryedemokrati Lulzim Basha ka reaguar lidhur më vendosjen e një sasi të dyshuar si eksploziv në shtëpinë e kreut të FSHF-së Armand Duka në Durrës.
Basha shkruan në Twitter se zhvillimet rreth FSHF-së, tregojnë edhe njëherë degradimin e një pushteti të korruptuar që qëllim të vetëm ka zaptimin me çdo mjet, të çdo institucioni.
Basha: Zhvillimet rreth FSHF-së, tregojnë edhe njëherë degradimin e një pushteti të korruptuar që qëllim të vetëm ka zaptimin me çdo mjet, të çdo institucioni. Strategjia e tensionit e shpalosur ditën e sotme, që kulmoi me eksplozivin e vendosur këtë mbrëmje në banesën e familjes Duka.

