Bardhi: 6 marsi nuk është test për PD-në, por zgjedhje normale, Meta në unison me Berishën

Në “Drejt” nga Luan Rama në RTV Ora, sekretari i përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi u shpreh se partia është në një moment transformimi dhe një krize të përbashkët.

Sipas tij, dekreti për zgjedhjet i Metës kishte për qëllim vënien në vështirësi të PD-së dhe se 6 Marsi nuk është test, por zgjedhje normale.

Bardhi: Jemi në moment transformimi, të vështirë. Jemi në krizë të brendshme. Për 25 prillin nuk është marrë asnjë masë ligjore, pa reformë zgjedhore, shkojmë me të njëjtat kushte. Zgjedhjet e 6 Marsit nuk janë test, por zgjedhje normale. Dekreti për zgjedhjet i Metës kishte për qëllim vënien në vështirësi të PD-së.

Nuk ka ndodhur kurrë që zgjedhjet të dekretohen pa u konsultuar me partitë opozitare. Meta në unison me Berishën. Kemi konfirmuar pjesëmarrjen. Nuk do ketë vështirësi për PD-në. Do kemi përfaqësimin më të mira për të 6 bashkitë, synojmë fitoren.