Pas shpërthimit, Ora News sjell momentin kur Armand Duka i afrohet shtëpisë. Kishte marrë sms kërcënuese

Ora News sjell pamjet e momentit kur Armand Duka vjen në shtëpi pak minuta  pasi ndodhi shpërthimi.

Policia tashmë ka rrethuar banesën dhe ka vendosur shiritin. 

Ndërkohë që në banesë në momentin kur ndodhi shpërthimi nuk ka qenë Duka në banesë.

Drejtor i Departamentit Ligjor në FSHF, Aldi Topciu i ftuar në studion e emisionit “Opinion” në Tv Klan konfirmoi se Duka ka pasur disa ditë më parë sms kërcënuese.

Mësohet se në banesë ka qenë vetëm gruaja e tij ndërkohë që Duka ka qenë në “Air Albania” duke ndjekur ndeshjen Dinamo - Tirana

Policia ende nuk ka dalë me një informacion zyrtar lidhur me shpërthimin.