Gjeta: Basha pas 25 prillit nuk reagoi për humbjen, 9 janari shërbeu si shkrepëse për situatën
Nga OraNews Përditësimi i fundit 24 Janar 2022, 22:01
Në “Drejt” nga Luan Rama në RTV Ora, pedagogu Altin Gjeta u shpreh se kriza që po manifeston PD, krizë e gjithë sistemit politik.
Ai shtoi se pakënaqësia ekzistonte në PD, pa humbjeve të zgjedhjeve të 25 prillit, por momenti që shërbeu si shkrepëse ishte 9 janari.
Gjeta: Kriza që po manifeston PD, krizë e gjithë sistemit politik. Berisha një politikan që di tu flasë mirë njerëzve. Për të ardhur keq që Basha pas zgjedhjeve nuk reagoi në mënyrë e duhur për humbjen.
Pakënaqësia ekzistonte në PD, por momenti që shërbeu si shkrepëse ishte 9 janari. Duhet ishin ndërmarrë reforma të thella në PD, gjë të cilën nuk e bëri Basha, kjo akumuloi zemërim e pakënaqësi te demokratët.

