Meçe: Në 6 mars Berisha ilegal, Basha legal, të 6-ta bashkitë do të fitohen nga PS-ja

Në “Drejt” nga Luan Rama në RTV Ora, inxhinieri Arben Meçe u shpreh se në 6 mars pjesa e partisë së Bashës është legale, pjesa e Berishës nuk ka legjitimitet

Ai shtoi se e vetmja aleancë që i mundëson Berishës të ketë komisioner është aleanca me LSI, duke theksuar se PS do të fitojë në të gjashta bashkitë.

Meçe: Në 6 mars pjesa e partisë së Bashës është legale, pjesa e Berishës nuk ka legjitimitet, por ka hapësirë ligjore për koalicion të mundshëm ose mund të marrë pjesë në zgjedhje përmes kandidatëve të pavarur.

E vetmja aleancë që i mundëson Berishës të ketë komisioner është aleanca me LSI. I sigurt që në këto zgjedhje do të fitoj PS, në të 6-ta bashkitë. PD është e ndarë në gjysmë, fitorja nuk është sfidë për Bashën.