Skandali i audiopërgjimit, Demalia: Gjuha e përdorur tregon gjendjen e rëndë të shtetit. U vërtetua se zgjedhjet u vodhën
Federata shqiptare e Futbollit publikoi sot audio-përgjimin e kryetarit të bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj i cili kërcënon hapur institucionin e futbollit me një fjalor rruge gjatë mbledhjes së mbajtur pasditen e 23 janarit 2022 në prag të zgjedhjeve për shoqatën e Tiranës.
Publicisti Ilir Demalia në një lidhje të drejtpërdrejt për RTV Ora me gazetaren Beti Njuma, është shprehur se rilinda po uzurpon shtetin dhe po ‘fut duart’ në çdo institucion.
Ilir Demalia: Politika i ka futur duart gjithandej, vetëm futbolli i kishte ngelur. Kjo gjendje ka ardhur sepse është lejuar kjo futje duarsh e pushtetit gjatë gjithë këtyre viteve, por sidomos rilindja po uzurpon në mënyrë të dhunshme dhe pa asnjë lloj fytyre, krejt hapur. Këta kanë marrë fuqinë në kontrollin e institucioneve, kanë marrë fuqinë në kontrollin e shoqërisë civile, një pjesë të medias.
Sipas Demaliajt, audio-përgjimi i Veliajt, vërteton se edhe zgjedhjet e 25 prillit u vodhën.
Ilir Demalia: U vërtetua se e dhe zgjedhjet e prillit janë të manipuluara dhe të vjedhura. Po të referohemi audios së Veliajt, tregon se në ç’mënyrë ky grup kriminal i Veliajt dhe i qeverisë Rama operon në jetën ë shqiptarëve, sa që arrin deri aty sa të kontrollojë edhe një shoqatë futbolli. Është e ndaluar që politika të ndërhyjë në shoqatat e futbollit.
Demalia thekson se publikimi i audio-përgjimit tregon dhe gjendjen e rëndë të shtetit, ndërsa shton se qeveria në pushtet tashmë i bën skandalet hapur dhe jo në prapaskenë.
Ilir Demalia: Kjo tregon gjendjen e rëndë të shtetit, domethënë këta nuk kanë asnjë lloj masake që këto veprime t’i bëjnë në prapaskenë. Këta kanë dalë fare hapur. Nëse në Shqipëri duhet të kishte një media të fuqishme, sonte të gjithë emisionet duhet të merreshin me këtë problem.
Këtu ka përgjegjësi edhe shoqata e Tiranës për këtë zollum që e ka lënë për kaq vite si kryetar të Tiranës. Publicisti thekson se Sulejman Mema duhet ta hedh në gjyq Erion Veliajt pasi sipas tij ky i fundit i ka tejkaluar caqet.
Ilir Demalia: Sulejman Mema duhet ta hedh në gjyq këtë njeri për ato akuza që ka bërë. Ky njeri i ka kaluar të gjitha caqet. Me këtë njeri duhet të veprojë ligji, duhet të veprojë fuqia e shoqërisë. Gjendja e kësaj audio, tregon gjendjen e rëndë të shtetit.
Për Demaliajn ky skandal ka ardhur për të mbuluar skandalin e incineratorëve. Ai shton se Veliaj për të mbuluar një skandal sjell një skandal tjetër.
“Këto po rrënojnë vendin në mënyrë permanente.”- shton ai.
Përgatiti Anila Klogjini.
