Aktivisti: Edhe në universitete mungojnë ngrohëset, dikush duhet të mbajë përgjegjësi
Në ditën ndërkombëtare të arsimit, Aurel Kujtimi aktivist i studentëve u shpreh se ngrohja e shkollave nuk mungon vetëm në arsimin parauniversitar por dhe në universitete.
Përballë gazetares Sonila Musai, i riu u shpreh se në fakultete janë kaldajat dhe kondicionerët por nuk ndizen.
"Në universitete mungon ngrohja, nuk ndizen, janë kaldajat, janë ngrohëset, janë kondicionerët por nuk ndizen," tha ai.
Aktivisti u shpreh se në lidhje me këtë situatë duhet që të mbajë dikush përgjegjësi.
"Ministrja e di shumë mirë pse po mbyllen shkollat, e di shumë mirë se në shkolla nuk ka ngrohje, por kush mban përgjegjësi për këtë. A mban dikush përgjegjësi për këtë situatë? Ky gisht duhet të drejtohet diku. Kush është i paaftë? Qeveria, bashkia apo ministritë? Deri më sot nuk del asnjë të mbajë përgjegjësi që për shkak të kësaj situate ne ndodhemi këtu ku jemi," tha ai.
