Ju flet Moska - SPAK duhet të japë shpjegime për përfoljen që po i bën Erion Veliaj

SPAK duhet të japë shpjegime për përfoljen që po i bën Erion Veliaj ishte tema e kësaj të hëne në “Ju flet Moska” nga Kastriot Myftaraj në RTV Ora.

Myftaraj: Erion Veliaj foli me pushtetin që i jep posti dhe ajo që të bën përshtypje është sesa shpesh e përdor ky njeri fjalën bythë në një mbledhje, jashtë atyre videove që shpërndan vetë në media.

Erion Veliaj është vërtetë ky i audiopërgjimeve. Këto video janë si spote publicitare, duke shpërndarë lajmet për institucionin e tij.

Veliaj e shikon SPAK-un si një kërbac apo hanxhar, që ai e ka në dorën e tij dhe mund ta përdorë kundër atyre që do ai. Jo vetëm SPAK-un, por edhe institucionet e tjera.

Këtë gjë e ka bërë me presidentin e FSHF-së, ku janë publikuar biseda. Ai e dinte që ato që thonte do t’ia çonin Dukës ato kërcënime.

Tani nuk kërcënon më sikur kërcënonte Beketin drejtpërsëdrejti, është mësuar dhe i drejtohet vetes duke thonë se nuk të lë SPAK-u.

Kur përmendet emri i një zyrtari nga Ndragheta, ky njeri 100% është i rekrutuar nga ata. Pra, lali Eri është i rekrutuar nga kjo organizatë kriminale dhe ka bërë betimin.

Duke akuzohet nga këta se ka vjedhur 2 milionë euro, që këta e kanë si kështu bakshish. Këtyre ju duhet federata që ta përdorin dhe të vërshojnë paratë e pista.

A është SPAK-u instrument i Veliajt dhe e përdor atë si hanxhar kundër të tjerëve? Pse nuk i vete SPAK-u Veliajt për fatura skandaloze që ka ai? A ka sigurinë që SPAK-u nuk i shkon.