Eksperti i arsimit: Ministrja Kushi ka frikë të tregojë arsyen e vërtetë të mbylljes së shkollave
Eksperti i arsimit Qemal Çejku në një intervistë me gazetaren Sonila Musai në Ora News u shpreh se mbyllja e shkollave me 3 ditë për shkak të uljes së temperaturave nuk është e vetmja arsye, por shkak tjetër është edhe pandemia. Çejku u shpreh se ministrja ka frikë për ta thënë këtë fakt.
"Le të shkojmë te pjesa e urdhrit që ka bërë zonja ministre para ca ditësh që në fakt unë mendoj që përveçse të ftohtit është dhe pandemia në mes. Ajo çfarë zonja ministre ka shumë frikë për ta thënë, ka frikë për të thënë që kemi 1100 mësues apo 1100 nxënës të infektuar. Ministria e Arsimit dhe asnjë institucion arsimor nuk arriti të bëjë një test në shkolla që ta shikojë këtë problematikë shumë të madhe," tha eksperti.
Më tej eksperti shtoi se Ministria e Arsimit nuk ka arritur që të bëjë një test në shkolla. Sipas tij nëse do të kemi edhe një tjetër mbyllje do të kemi shkatërrim real të shkollave.
"Nëse do të kemi dhe një mbyllje të shkollave do të kemi një shkatërrim real," shtoi eksperti.
