Zgjedhjet në FSHF/ Blushi: Meta ka shprehur qartë qëndrimin e tij për ndërhyrjet, mediat të ruajnë lirinë

Zëdhënësi i Presidentit të Republikës Ilir Meta, Tedi Blushi ka reaguar nëpërmjet një statusi në ‘Facebook’ për zgjedhjet e FSHF.

Blushi ka shpërndarë një video të presidentit Meta, ndërsa shkruan se presidenti ka shprehur qartë qëndrimin e tij për ndërhyrjet dhe shantazhet e politikës në sport.

Ai ka kërkuar që mediat të ruajnë lirinë dhe të mos pavarësohen nga ndërhyrjet e politikës. 

"Mungesë profesionalizmi, që qëndrimi i shprehur paradite i Presidentit të Republikës, Sh.T.Z Ilir Meta për ndërhyrjet dhe shantazhet e politikës në zgjedhjet e FSHF, lidhet me kontestimet e pretenduara sot pasdite. I ftojmë mediat të pavarësohen nga ndërhyrjet politike dhe të ruajnë lirinë, pavarësinë dhe profesionalizmin e tyre!’" shkruan ai.

Meta në një postim që bëri në rrjetet sociale, paraditen e sotme shkruante: 

“Të papranueshme dhe të dënueshme ishin tentativa brutale të politikës, që nuk ishte hera e parë, që ndërhynin me presion dhe shantazh në zgjedhjet e FSHF-së. Këto zgjedhje duhet të jenë të lira, paqësore, të pavarura, transparente dhe me integritet.”