PD kundër vettingut të noterëve, debate Manja-Bardhi për njerëzit e Ymer Lalës dhe vrasjen në Elbasan
Vettingu i noterëve ka rikthyer në komisionin e ligjeve debatet e vjetra publike mes opozitës dhe mazhorancës. Deputeti i PD Gazmend Bardhi ka akuzuar Ministrin e Drejtësisë për korrupsion zgjedhor, duke e cilësuar atë si të papërshtatshëm për te kaluar në sitë integritetin e noterëve.
"Vetë ministri i Drejtësisë nuk është verifikuar nëse ka apo jo kontakte të papërshtatshme me krimin e organizuar," tha Bardhi.
"Besueshmërinë time si deputet në radhë të parë, por dhe si ministër kanë folur 3 mandate radhazi zgjedhësit," tha Manja.
Partia Demokratike beson se ky proces nuk do ta pastrojë noterinë, pasi sipas saj njerëzit e lidhur me qeverinë nuk do të pengohen.
"Nëse një kandidat për noter ka kontakt me Ymer Lalën për shembull ti e kalon apo nuk e kalon," pyet Bardhi Manjën.
"Unë besoj se zoti Bardhi si ministër Drejtësie në qeverinë e përkohshme është nisur nga qëllime të mira kur dyfishoi tarifat e përmbarimit privat për qytetarët," tha Manja.
"3.2 milion metra katror ndërtim bëhen në Tiranë me firmën e kryetarit të bashkisë. 1.6 miliard euro të pastruara 3 vitet e fundit, 150 firma ndërtimi me 100 mijë lekë të vjetra buxhet," tha Alibeaj.
PS vetëm me votat e saj kaloj në komisionin e ligjeve projektligjin për noterinë, e cila sipas ministrisë së drejtësisë synon të kalojë në vetting për integritetin dhe besueshmërinë e noterëve, si një mënyrë për të parandaluar transaksionet e parave të pista.
