Veliaj "fut duart" në zgjedhjet për kreun e FSHF-së, Behari: Politika gjithmonë prish punë kur futet te futbolli
Pas deklaratave të Sulejman Memës se kryebashkiaku Veliaj po kërcënon për zgjedhjet në Federatën Shqiptare të Futbollit kanë ardhur lëvizjet e para të Bashkisë.
Në mënyrë skandaloze përmes mediave është thënë se bashkia e Tiranës do të kërkojë hetimin e Agron Dukës.
Ndërkohë ish-futbollisti Ardian Behari, i ftuar në emisionin ‘Ora Sport’ në RTV Ora, është shprehur se është gjëja më e pavend që politika të ndërhyjë në futboll.
Ardian Behari: Në fakt është për t’u habitur, sepse politika e kishte mirë në atë cepin e saj për të vjelë frutat e futbollit. Është i vetmi institucion që e bën politkën të krenohet me arenën ndërkombëtare. I kemi parë në rresht për një kur kanë pritur kombëtaren në aeroportin e Rinasit disa herë.Është gjëja më e pavend që politika të ndërhyjë të futbolli.
Ai shtoi se politika në vendin tonë është vetëm për të prishur punë dhe jo për të rregulluar
Ardian Behari: Politika jonë tashmë e kemi parë që 30 vetë që ka prish punë dhe nuk ka rregulluar asnjëherë.
Zgjedhjet për kryetarin e FSHF-së zhvillohen në datën 2 mars, e deri atëherë tonet duket se do të ashpërsohen edhe më tej.
