Aktivisti i Qëndresës Qytetare: Mësuesit po përfaqësohen nga njerëz që shesin dinjitetin

Aktivist i Qëndresës Qytetare Migen Qiraxhi në një intervistë në Ora News, me gazetaren Sonila Musai deklaroi se mësuesit sot janë duke u përfaqësuar nga njerëz të cilët shesin dinjitetin e mësuesit për një buzëqeshje të ministrit, për një hapje dere të ministres dhe kjo e bën akoma më qesharake.

Aktivisti Migen Qiraxhi u shpreh se: Mësuesit sot janë duke u përfaqësuar nga njerëz të cilët shesin dinjitetin e mësuesit  për një buzëqeshje të ministrit, për një hapje dere të Ministrisë, për një takim me ministren dhe kjo e bën akoma më qesharake.

Një komunitet i marrë peng. Këta njerëz duhet të gjejnë minimumin e dinjitetit që në takime me ministren t'i thonë që ta largojë fotografin e të merren me problemet konkrete.  Në këtë situatë ne nuk mund të pranojmë që dinjiteti të ulet, të ulet, të ulet aq sa ministrja një ditë mund të marrë mësuesit një ditë për të bërë punët e veta të shtëpisë.