Florian Riza: Askush nuk ka të drejtë të ndërhyjë politikisht në zgjedhjet e futbollit

Pas deklaratave të Sulejman Memës se kryebashkiaku Veliaj po kërcënon për zgjedhjet në Federatën Shqiptare të Futbollit kanë ardhur lëvizjet e para të Bashkisë

Në lidhje më këtë ka reaguar edhe specialisti i futbollit, Florian Riza, i cili i ftuar në ‘Ora Sport” në RTV Ora është shprehur se askush nuk ka të drejtë të ndërhyjë politikisht në zgjedhjet e futbollit.

Ai thotë se politika duhet të rrijë jashtë të gjitha proceseve që ndodhin në zhvillimet e futbollit.

Florian Riza: Kjo është një pamundësi për të bërë gjëra, askush nuk ka të drejtë të ndërhyjë politiksht në procesin e zgjedhjeve në FSHF. Politika duhet të rrijë jashtë të gjitha proceseve që ndodhin në zhvillimet e futbollit. Poltika është një nga instrumentet e fundit që duhet të marrë pjesë në këto zhvillime. FSHF është një institucion kombëtar dhe ndërkombëtar. I përket të gjithë komunitetit shqiptar në rajon. Askush nuk ka të drejtë politik të futet në proceset e futbolkit.

Ndër të tjera ai shton se Federata Shqiptare e Furbollit është institucion i pavarur

Florian Riza: FSHF është e pavarur. Zgjedhjet për kryetarin e FSHF-së zhvillohen në datën 2 mars, e deri atëherë tonet duket se do të ashpërsohen edhe më tej.

Zgjedhjet për kryetarin e FSHF-së zhvillohen në datën 2 mars, e deri atëherë tonet duket se do të ashpërsohen edhe më tej.