"Kam ditëlindjen, çfarë do ti?" Takimi i Veliajt me Shoqatën Rajonale të Futbollit u shit si festë private
Ky është momenti para nisjes së takimit të fshehtë të Veliajt me anëtarët e Shoqatës Rajonale të Futbollit në Tiranë në një nga hotelet në qendër të Tiranës.
Gazetari i Ora News, Isa Myzyraj, zuri vend në sallë duke filmuar por një prej organizatorëvei tërhoqi vëmendjen se nuk lejohet filmimi se është private.
Me arrogancë ai vazhdoi: Kam unë ditëlindjen, çfarë do ti?
Me këtë sjellje kryebashkiaku i Tiranës edhe një herë tregon se nuk pranon mediat kur ka aktivitete zyrtare dhe jo zyrtare.
Në takimin që zgjati për rreth një orë, mësohet se pjesëmarrësve u është kërkuar të firmosin një deklaratë, e cila deri më tani është mbajtur e fshehtë.
Vetë Erion Veliaj ka preferuar që të futet nga dera dytësore e hotelit, por kamera e ka regjistruar teksa ai ka dalë.
Mbledhja është zhvilluar vetëm një ditë para se kjo Shoqatë të votojë për 6 delegatët që do të kenë të drejtën e votimit në dy mars për presidentin e FSHF.
Më herët në media është raportuar se Veliaj duke folur ne emër të SPAK dhe Prokurorisë do të kërkojë hetime për kreun e FSHF-së Armand Duka.
