Tenton të vjedhë argjendarinë nën kërcënimin e thikës, arrestohet i riu në Durrës
Nga OraNews Përditësimi i fundit 24 Janar 2022, 12:12
Parandalohet një grabitje në Durrës. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 11:50 ku një i ri ka tentuar të grabisë një argjendari në afërsi të pallatit të VIP-ave.
Ndërhyrja e menjëhershme e policisë ka bërë të mundur neutralizimin dhe arrestimin e autorit L.B nga Kavaja, i cili ishte i armatosur me thikë.


