Gjyqi për ish-gjyqtarin e Kushtetueses, SPAK nuk plotëson detyrat e lëna nga GJKKO, Lulo me prova të reja
Nga Keti Banushi Përditësimi i fundit 24 Janar 2022, 11:07
SPAK ende nuk ka plotësuar detyrat e lëna nga GJKKO për hetimet mbi pasurinë e ish-gjyqtarit të Kushtetueses Fatos Lulo.
Në seancën e sotme vetë Lulo ka paraqitur prova të reja, të cilat do ti nënshtrohen vlerësimit të ekspertëve nëse kanë apo jo ndikim në analizën financiare.
Seanca e radhës u caktua 7 shkurt.
Ish-anëtari i Gjykatës Kushtetuese akuzohet nga SPAK për fshehje të pasurisë dhe mosdeklarim të tyre.
Më herët SPAK i sekuestroi një dyqan në Rrugën e Durresit me siperfaqe 172 metra katrore të ish-gjyqtarit, Fatos Lulos.

