Temperatura të ulëta dhe ngrica. Nga nesër Universiteti i Korçës redukton orët mësimore

Nga nesër, 25 janar, orari mësimor në Universitetin e Korçës do të reduktohet në 30 minuta dhe pushimet në 5 minuta.

Orari mësimor në Universitetin “Fan S. Noli”,  do reduktohet për shkak të temperaturave të ulëta dhe ngricave, thuhet në njoftimin  Universitetit.

Ndryshimi në orar vlen nga  nesër 25 janar deri më datë 28 janar.

Njoftimi:

Ju njoftojmë se nisur nga kushtet e vështira atmosferike me temperatura të ulëta e ngrica Universiteti “Fan S. Noli”, duke filluar nga nesër, dt: 25 janar 2022 e deri në datën 28 janar 2022 do të zhvillojë procesin mësimor, duke reduktuar orët mësimore në 30 minuta dhe pushimet në 5 minuta. Ju falënderojmë për mirëkuptimin!