Manjani reagon për audiopërgjimi: Qeveria bën mirë ta lidhë kryetarin e bashkisë Tiranë, se i nxori bojën me fjalime k***sh
Nga OraNews Përditësimi i fundit 24 Janar 2022, 13:21
Juristi dhe politikani, Ylli Manjani, ka reaguar pas audiopergjimit të publikuar nga FSHF lidhur me kryetarin e Bashkisë së Tiranës.
Në një postim në facebook, ai i bën thirrje qeverisë që të marrë në kontroll kreun e Bashkisë së u nxori bojën.
Ai thotë se nëse do ta marrë nën kontroll Federatën e Futbollit, është më e ndershme ta gllabërojë me ligje sesa me fjalime “koqesh”.
"Le ti injorojnë fundja edhe rregullat e FIFA dhe UEFA, se mbase janë “koqe” edhe ata…Ua nxori bojën keq kastraveci i bashkisë. Se nuk ka koqe askush të bëjë presion dhe të marrë nën kontroll një Federatë Futbolli, pa lejen e qeverisë. Do koqe të vërteta jo Erionë kjo punë…Ndaj i them ta lidhin koqen, se ua nxori koqet në ballë të gjithë qeverisë.Çfarë zhuli!Bahhhh…!"

