Dedikimi rrëqethës i Aurela Bashës për babanë e ndjerë: Burrë i fortë Labërie. Më rriti me dashurinë për atdheun, e Kosovën

Aurela Basha, bashkëshortja e  Lulzim Bashës ka publikuar një shkrim prekës për të atin, i cili ndërroi jetë para katër ditësh, 20 janar.

Nëpërmjet një shkrimi në Facebook, bashkangjitur me një foto të Aurelës  me të atin, bashkëshortja e Luilzim Bashës  shkruan  se babi i saj ishte burrë i fortë labërie dhe se e kishte rritur me dashurinë për atdheun, për Kosovën dhe për paraardhësit tanë.

Postimi i plotë:

"Unë dhe familja ime jemi prekur nga vizitat, mesazhet, letrat, dhe lulet pas ndarjes nga jeta të babait tim që na sollën kaq shumë ngushëllim këto ditë të hidhura.

Babai im ishte një burrë i jashtëzakonshëm, një burrë i fortë, një burrë Labërie. Ai më rriti me dashurinë për të parët tanë, për atdheun dhe për Kosovën; më rriti me dashurinë e madhe për njerëzit. Jam pafund mirënjohëse që më ka lënë pas kaq shumë miq e shokë, kaq shumë dashuri dhe respekt."