Meta-Rama, flakë për flakë: Kurthe diletantësh! Koha e teatrit të kukullave përfundoi në 25 prill

Pak ditë para mbajtjes së zgjedhjeve të 6 marsit është ndezur sërish përplasja mes Ilir Metës dhe Edi Ramës.

Akuzat e Kryeministrit se Presidenti ka nisur aktivizimin për elektorat morën përgjigje nga Kreu i Shtetit vetëm pak minuta pas deklarateve të shefit të qeverisë.

"Të gjitha ata që i ka marrë malli të ballafaqohen me Ilir Metën do ta kenë këtë mundësi shumë shpejt. Këto janë kurthe diletantësh dhe koha e teatrit të kukullave përfundoi në 25 prill. Kështu që Meta as ka marrë dhe as do të marrë zgjedhje në asnjë garë politike deri në 24 korrik. Kemi bërë një premtim që pas 24 korrikut do të bashkëbisedojmë me popullin sovranist të dy marsit. Të gjitha ata që i ka marrë malli të ballafaqohen me Ilir Metën do ta kenë këtë mundësi shumë shpejt".

Ndryshe nga qëndrimi i tij në fushatën elektorale te 25 prillit, për zgjedhjet në 6 bashkitë, Meta, të paktën publikisht, ka zgjedhur të qëndrojë pak më larg akuzave. Edhe pse nuk harron të ironizojë disa nga deputetët e opozitës.

Përveç çudisë në opinionin publik, presidenti Ilir Meta tregon se recitimi i poezisë në Korçë ka shqetësuar Edi Ramën.

"Të shkosh në Korçë, të rrish me ata artiste të mrekullueshëm të shkosh atje dhe të përjetosh momentin që kur ti shkon e fillon bora, që na mungon aq shumë, pavarësisht se do duhet të marrim më shumë masa që edhe mos mbyllen shkollat për këtë arsye. E kuptoj që çunat e shoqatës së Ballkanit të Hapur janë shqetësuar, nga përmbajtja e vargjeve që unë recitova, që i dedikohen një akti patriotik të jashtëzakonshëm, si hapja e shkollës së parë shqipe në Korçë, por ata janë të lirë të vijojnë me poezite e Ballkanit të Hapur, si ‘Ina Ina.. etj”, unë s’jam kaq kozmopolit, jam pak i edukuar me dashurinë me dashurine për Atdheun për më të mirën e trevave tona, që nga Shkodra deri në Vlorë".

Kreu i Shtetit beri homazhe tek shtatorja e Ismail Qemalit në përkujtim të 103 vjetorit të vdekjes së Atit të Pavarësisë.