Erjon Veliaj natën në hotel, para zgjedhjeve thërret në takim Shoqatën Rajonale të Futbollit në Tiranë

Kryebashkiaku i Tiranës edhe një herë tregon se nuk pranon mediat kur ka aktivitete zyrtare dhe jo zyrtare.

Burimet kanë bërë të ditur se në mënyrë të fshehtë ai ka zhvilluar mbledhje në një nga hotelet në qendër të Tiranës me anëtarët e Shoqatës Rajonale të Futbollit në Tiranë.

Në takimin që zgjati për rreth një orë, mësohet se pjesëmarrësve u është kërkuar të firmosin një deklaratë, e cila deri më tani është mbajtur e fshehtë.

Vetë Erion Veliaj ka preferuar që të futet nga dera dytësore e hotelit, por kamera e ka regjistruar teksa ai ka dalë.

Mbledhja është zhvilluar vetëm një ditë para se kjo Shoqatë të votojë për 6 delegatët që do të kenë të drejtën e votimit në dy mars për presidentin e FSHF.

Më herët në media është raportuar se Veliaj duke folur ne emër të SPAK dhe Prokurorisë do të kërkojë hetime për kreun e FSHF-së Armand Duka.