"Bravaxhinjtë, qysqinjxhinjtë e trastaxhinjtë do i hidhen në kurriz njëri - tjetrit." Rama lë porositë për '6 Marsin" dhe deputetët e "turizmit elektoral"

Kryeministri Edi Rama lë porositë për zgjedhjet e pjesshme vendore të 6 marsit.  Vëmendja më e madhe e socialistëve duke se do të jetë tek këshillimi kombëtar dhe pyetësori që po shpërndan tek qytetarët.

Ndërkohë që 6 marsin e sheh si një betejë mes Bashës- Berishës dhe Metës

“Sa më pak politikë në këto zgjedhje. Në 6 sheshe për 12 ose 18 përsheshe. Nga një arë ne me të mirat e të metat tona në një garë për të punuar më shumë,  nga ana tjetër ata me bravat, varretë, trastat me dekorata. Të gjithë kundër të gjithëve për të provuar forcat mes tyre në kurriz të atyre bashkive e hipur mbi shpinën e anëtarësive të këtyre partive. Dy PD njëra më e madhe se tjetra, dhe një tjetër më e madhe se të dyja bashkë ngjitur me të madhen e të trejave."

Tre lider, njëri grata, tjetri non grata dhe I treti të dyja bashkë edhe grata dhe non grata. Tre popuj nga prapa tyre, populli i 11 dhjetorit, 18 dhjetorit të dy në sherr për vulën e 8 janar dhe populli i 2 marsit pa dyshim, i treti i vërteti që merr jetë mes të parit dhe të dytit.

Kjo është oferta për demokratët dhe demokratet dhe për të gjithë ata që ende fatkeqësisht dhe gabimisht e quajnë veten pjesë të këtyre tre popujve. Në emër të këtyre tre popujve do të thirren 6 fushata, të gjithë bravaxhinjtë, qysqinjxhinjtë dhe trastaxhinjtë për ti kërcyer në kurriz njëri tjetrit, si në lojën e vjetër rraqe rraqe kikiko sa gishta janë këtu.

Turizmi elektoral”

Rama kishte dhe një mesazh për deputetët socialist ata të cilët siç tha ai janë ‘turizmi elektoral”

“E teksa rraqet do hidhen mbi njëra tjetrën duke i kthyer 6 bashki në rraqe ne duhet të shikojmë punën tonë, derë më derë nëpër të gjithë lagjet e këtyre 6 bashkive me deputetët përkatës, partinë në atë territor dhe kujdesin më të madh për të mos promovuar turizmin elektoral dhe me një program të mirëpërcaktuar se kur dhe për çfarë mund të shkojnë në këto fushata e të tjerët përfshi dhe unë personalisht. Jo mitingje, jo takime masive në salla të mbyllura por punë kokë më kokë me njerëzit. Për të treguar me kokën lart e gojën plot çfarë kemi bërë e për të dëgjuarme kokën ulur e veshët hapur çfarë nuk kemi bërë mirë."

Me veshët hapur dhe kokë ulur këshilla ime për deputetët që do të përballen me ankesën e përhershme e legjitime ku ishit qysh se mbaruan zgjedhjet.