Arkitekti: Tirana ka shumë probleme, shqetësim tendenca e qyteteve tjera për ta kopjuar
Maks Kola, një ndër arkitektët që përfaqësuan vendin tonë në eventin e Bienalës së Arkitekturës Ballkanike, pohon në emisionin "Ditë e Re" në RTV Ora, se mënyra e ndërtimit të Tiranë ka shumë probleme.
Arkitekti thotë gjithashtu se tendenca e qyteteve të tjera të vendit tonë për të kopjuar modelet e Tiranës është për tu shqetësua.
Ndër të tjera ai krahason arkitekturën e Beogradit, vendi ku u mbajt eventi me arkitekturën e Tiranës, duke thënë se Beogradi i ka ruajtur vlerat kombëtare, ndryshe nga monumentet e rëndësishme shemben, si rasti i Teatrit Kombëtar.
Maks Kola: Tirana ka shumë probleme, por më vjen keq që shumë qytete të Shqipërisë marrin si model Tiranën dhe bëjnë të njëjtin gabim me Tiranën. Gjatë eventit në Beograd pashë se ata i kanë ruajtur të paprekura elementët e së shkuarës. Nuk ishte prekur as zona qe ishte ndërtuar në komunizëm.
Si ka mundësi, Beogradi është ruajtur dhe Tirana jo. Si ka mundësi që shumë ndërtesa me vlera historike në Tiranë janë shkatërruar? Ato janë elementë të identitetit tonë kombëtar, ne duhet t'i ruajmë. Kam qenë që në 4 të mëngjrit natën që u shemb teatri, duke menduar se qëndresa jonë funksionoi dhe ne ia dolëm.
Shqipëria për herë të parë këtë vit u bë pjesë e Bienales së Arkitekturës Ballkanike. Në eventin e mbajtur në Beograd vendi ynë u përfaqësua nga disa profesionistë, ndër ta edhe arkitekti Maks Kola.
Në edicionin e katërt morën pjesë arkitektë nga të paktën 10 shtete të Ballkanit.
Vendi ynë u përfaqësua nga disa studio e profesionistë, ndër ta edhe Maks Kola, arkitekt, urbanist dhe pedagog. Kola zgjodhi të shkojë në Serbi me një pjesë të Shqipërisë me vete.
Ai u prezantua me një projekt me motive historike. Elementi qendror i objektit, që është stilizuar ne fasadën kryesore, është Obelisku i Besëlidhjes së Lezhës së 2 Marsit 1444.