Morën peng dhe rrahën të riun se dyshonin që vodhi banesën, dy të arrestuar në Tiranë

Dy të rinj kanë rënë në prangat e policisë për marrjen peng dhe dhunimin e një 20 vjeçari.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 1 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve E. H., 35 vjeç dhe E. H., 33 vjeç, për veprat penale "Kanosja", "Dëmtime të tjera me dashje", "Vetëgjyqësia" dhe "Heqja e paligjshme e lirisë", sepse në bashkëpunim me njëri-tjetrin, në magazinën e shtetasit Xh. K., 58 vjeç, kanë kanosur dhe goditur me grushte shtetasin R. F., 20 vjeç.

Ngjarja ka ndodhur për shkak se ata dyshonin se shtetasi R. F. ka vjedhur në banesën e shtetasit Xh. K.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.