Gjyqi për ish-kryebashkiakun e Lushnjes shtyhet me 2 shkurt, mungonin avokatët
Nga Keti Banushi Përditësimi i fundit 24 Janar 2022, 10:11
GjKKO shtyn për në 2 shkurt seancën paraprake për Fatos Tushën, ish-kryetari i Bashkisë Lushnje dhe të pandehurit e tjerë të akuzuar për abuzim me tendera dhe shpërdorim detyre.
Shkak për shtyrjen është bërë mungesa e dy avokatëve.
Tushe u arrestua në korrik të vitit të kaluar dhe prej asaj kohe ndodhet i arrestuar.

