Bajrami shkëlqen por Interi me vuajtje kalon në çerekfinalen e Kupës së Italisë (Video)
Nga OraNews Përditësimi i fundit 19 Janar 2022, 23:39
Një Inter ndryshe nga ai i kampionatit, hasi shumë vështirësi sonte për të kaluar në Kupën e Italisë. Përballë Empolit të shqiptarëve në “San Siro”, zikaltërit që kishi ndryshuar 9 titullarë nga formacioni fituan vetëm pas 120 minutave lojë dhe pengesë për ta u bë Nedim Bajrami.
Fantazisti kuqezi zhënoi golin e barazimit momental 1-1 në 62’ si përgjigje ndaj golit të Sanchez e më pas Cutrone vuri në vështirësi vendasit me golin në 76’.
Vetëm një supergol i Ranocchias shpëtoi Interin që në shtesa më pas gjeti golin me Sensin. Në fund Interi shkon në çerekfinale ku do të luajë me fituesin e çiftit Roma-Lecce./Ora News/.
