"Koha e zarfeve të Lul Bravës ka mbaruar" Balliu thirrje demokratëve të Lushnjes të vendosin kandidat për zgjedhjet e pjesshme

Klevis Balliu u ka bërë thirrje demokratëve  të Lushnjës të vendosin për kandidatin e tyre për zgjedhjet e pjesshme të 6 marsit.

Nga takimi me demokratët e Lushnjes Balliu shprehet se kandidati do të zgjidhet me votë nga demokratët.

Nëpërmjet një postimi në Faecbook, Balliu thumbon sërish Lulzim Bashën, duke thënë se "koha e zarfëve të Lul Bravës ka mbaruar."

Postimi i plotë:

"Takim entuziast me demokratët e Lushnjes.  Koha e zarfeve të Lul Bravës ka mbaruar. Kandidatin e demokratëve për Bashkinë Lushnje do ta zgjedhin me primare me votë vetë demokratët.

Ftoj të gjithë demokratët të marrin pjesë në primare për të vendosur kandidatin e tyre për zgjedhjet e pjesshme. 

Jemi të bindur se së bashku do të shkojmë drejt fitores të sigurt përballë regjimit Rama-Brava. Këtë entuziazëm dhe frymë të demokratëve nuk e ndal askush. ASNJË HAP PAS."

Në datën 6 mars do të mbahen zgjedhjet e pjesshme vendore në 6 bashkitë e vendit: Vorë, Lushnje, Rrogozhinë, Durrës, Dibër dhe Shkodër. Kur ende nuk ka nisur fushata zgjedhore, ethet e partive kanë nisur.

Komisioni i Rithemelimit do të hyjë me kandidatët e vetë në garë.