Atl. Madrid prek fundin. Eliminohet nga Kupa e Mbretit. Shihni golat
Nga OraNews Përditësimi i fundit 19 Janar 2022, 23:20
Në kaq vite të drejtimit nga Simeone, Atl. Madrid nuk ka kaluar periudhë më të keqe. Pas eliminimit në Superkupën e Spanjës ku u mund nga Bilbao 2-0, sot “los colchoneros” luajtën ndeshjen e raundit të katërt të Kupës së Mbretit ndaj Sociedad dhe rezultati ishte zhgënjyes totalisht.
Basket arritën të fitonin me rezultatin 2-0 në një ndeshje të luajtur më mirë se miqtë dhe që në fund morën biletën për në raundin tjetër, çerekfinalen e Kupës së Mbretit.
Adnan Januzaj hapi rrugën e fitores me një gol në 32’ ndërsa Alexander Sorloth në pjesën e dytë vulosi fitoren e pastër ndërsa për Atleticon është një moment reflektimi./Ora News/.
