Mos humbisni një nga përmbysjet më të çmendura, Tottenham bën mrekulli në 2 minuta (Video)
Edhe pse nuk kishte luajtur prej shumë ditësh për shkak të shtyrjes së ndeshjes me Arsenalin, Tottenham zbriti sonte në fushë për ndeshjen e prapambetur me Leicester dhe rezultati ishte tepër zhgënjyes por pa llogaritur 2 minuta shtesë mbi shtesën.
Duket e çuditshme por Conte shmang humbjen e parë në Premier League me një fitore drithëruese 3-2 në pak sekonda.
Patson Daka shënoi në 24’ për Leicester ndërsa Kane vuri barazpeshën po në pjesën e parë në 38’. Në fraksionin e dytë të ndeshjes, Spursat krijojnë dhe humbasin disa raste dhe në kampin tjetër nuk i humbasin me Maddison që realizon në 76’ golin e fitores që dukej se mbyll takimin 2-1. Arbitri jep 5 minuta shtesë dhe aty ndodh çmenduria.
Bergwijn i future si zëvendësues arrin të shënoj mrekullisht në 95’ dhe në 97’. Ndiqni videon.
Sot luajti edhe Man. United që në fakt u rikthye te fitorja, madje me një sukses të merituar dhe rezultat 3-1. Edhe pse u rikthye në fushë, Ronaldo nuk arriti të shënonte me golat e shënuar nga Elanga, Greenwood dhe Rashford./Ora News/.
