Super Nedim Bajrami. I shënon Interit, me asist kuqezi (Video)
Nga OraNews Përditësimi i fundit 19 Janar 2022, 22:31
Nedim Bajrami lë shenjë edhe ndaj Interit. Fantazisti kuqezi tundi rrjetën në ndeshjen e Kupës së Italisë duke konfirmuar se është në një formë të jashtëzakonshme.
Në “San Siro”, Empoli po i falet golit të Bajramit për të ndalur Interin teksa goli është plotësisht shqiptar pasi asistin e golit e dha një tjetër lojtar shqiptar, Kristjan Asllani, edhe ky talent kuqezi që aktualisht grumbullohet me Shpresat.
Shikoni më poshtë super golin e Bajramit që nuk harron të festojë me shqiponjën kuqezi. Gol i merituar plotësisht./Ora News/.
