Leipzig avancon, M’Gladbach eliminohet nga Kupa e Gjermanisë (Video)
Kriza për Borussia M’Gladbach spostohet edhe në Kupën e Gjermanisë. Skuadra e drejtuar nga Adi Hutter i bashkohet të mëdhave të tjera që i japin lamtumirën këtij kompeticioni por për ekip kriza është e gjithanshme.
Në vend të 12 në Bundesliga, sot Gladbach u eliminua nga ekipi i kategorisë së dytë, Hannover që fitoi thellë 3-0 në shtëpinë e saj me golat e Beier 4’ e 51’ dhe Kerk në 36’.
Me këtë humbje pozitat e Hutter janë seriozisht në rrezik dhe shkarkimi nuk do të ishte çudi.
Ndërkohë Leipzig vijon të ngrihet dhe fitoi lehtësisht në raundin e tretë të Kupës së Gjermanisë ndaj Hansa Rostock me rezultatin 2-0. Për Leipzig është fitorja e tretë radhazi dhe duket se ka lënë pas krizën që çoi dhe në shkarkimin e Marsch.
Golat e sfidës u shënuan nga Poulsen në 6’ dhe Dani Olmo në 82’ teksa suksesi i çon ata në çerekfinalen e kompeticionit të dytë më të rëndësishëm në Gjermani./Ora News/.
