Messi me probleme, Argjentina merr vendimin për dy sfidat eliminatore

Argjentina do të luajë dy ndeshjet e radhës eliminatore të Botërorit të Katarit tani në fund të muajit dhe duhet ta bëjë pa yllin e saj.

Në fakt pritej një vendim i tillë teksa Lionel Messi nuk është në listën e shpallur nga trajneri Scaloni për përballjet ndaj Kilit dhe Kolumbisë.

Lionel Messi prej një muaji ka patur probleme shëndetësore nga covid-19 dhe sapo është rikthyer në dispozicion të PSG-së dhe trajneri i Seleccion e ka kursyer për këto dy takime ashtu siç ka bërë edhe me mbrojtësin Romero të Tottenham.


Sulmi i Argjentinës do të ketë yjet e tjerë si Angel dhe Joaquin Correa, Lautaro por edhe të të tjerë Angel Di Maria, talenti Alvarez sidhe Lucas Ocampos, Emiliano Buendia dhe Alexis Mac Allister.

Më poshtë lista e plotë e Argjentinës./Ora News/.

Messi me probleme, Argjentina merr vendimin për dy sfidat eliminatore