Longo: Përgëzoj Dinamon, humbëm shumë raste. Jemi vonë me merkaton
Për Kukësin ishte një goditje kjo humbje e parë në ndeshjen e parë të vitit 2022. Trajneri Longo pas ndeshjes u shfaq tepër i zhgënjyer për rastet e humbura duke kritikuar skuadrën e nga ana tjetër tha edhe se goditjet në merkato janë të vonuara.
“Kur nuk fiton diçka ka shkuar gabim. Bëmë shumë gabime në pjesën e parë, por kishim raste për të shënuar e një rast tek për tek, por nuk shënuam. Kur nuk shënon raste të tilla është normale që të mos fitosh ndeshjen. Ndeshja ishte barabartë deri në momentin e golit që pësuam, kishim raste edhe pasi pësuam golin në fund, por portieri i Dinamos priti disa raste. Probleme nga Covid-19? Nuk kam asnjë alibi, sot ishim të gjithë dhe nuk kemi justifikime për humbjen, sot fitoi Dinamo.
Merkato? E falenderoj klubin për këto afrime, por janë afruar shumë vonë dhe i prisja deri më datë 5-6 janar. Për të qenë në nivel të lartë lojtarët në merkato duhen afruar më shpejtë pasi duhet kohë që të përshtaten me skuadrën. Do të isha më i lumtur nëse do të ishin këtu me ne sot. Goli që kemi pësuar nuk është një gol që pësohet, është një gol naiv dhe gola të tilla pëshojnë shumë në këtë kohë pasi jemi në janar dhe jo në Shtator. Tani janë gjërat me llogari.
Për postimin e fotos për stafin e Dinamos nuk dua të bëj polemika, komplimentoj Dinamon për fitoren e sotme. Kemi luajtur edhe me Partizanin, por nuk ka ndodhur më parë e nuk dua të bëj polemika është çështje e mbyllur”, deklaroi trajneri Longo./Ora News/.
