Dinamo “ngrin” Kukësin, fiton dhe del nga kriza në “Elbasan Arena”
Ndeshja e shtyrë e Abissnet Superiore mes Kukësit dhe Dinamos për javën e 16-të pati një fitues dhe është Dinamo. Ky duel duhej zhvilluar në fundjavë por rastet me covid te verilindorët bënë që ndeshja të shtyhej dhe sot në “Elbasan Arena” verdikti i fushës ishte i hidhur për verilindorët.
Në pritje që Shkurtaj të dale në fushë për të zgjidhur problemet e sulmit të Kukësit, ekipi verilindor mori një goditje sot teksa Dinamo arriti të merrte 3 pikë me një gol në minutat e fundit.
Me një pjesë të parë shumë të ekuilibruar nga të dyja skuadrat, fraksioni i dytë dhuroi diçka më shumë teksa skuadra e Shkëmbit dha disa sinjale me aksione të rrezikshme.
Në fund kur ndeshja dukej drejt barazimit dhe me të dyja skuadrat që mendonin se morën një pike, Imami pas një goditje dënimi dërgon topin në rrjetë me një goditje diagonale.
Minutat nuk dalin më dhe Dinamo largohet me 3 pikë shumë të “rënda” pasi e largojnë menjëhrë nga zona e rënies në renditje./Ora News/.
