Zbulohet laboratori i kultivimit të kanabisit, 7 në pranga

Policia serbe ka zbuluar një laborator të improvizuar për kultivimin e kanabisit në qytetin Mramor afër Nishit.

7 persona ranë në pranga, BU (35), AT (26), PM (54), Ž. M. (52), DK (47), DN (35) dhe NJ (23).

Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën në Mramor, policia gjeti në disa dhoma 1220 bimë kanabis të papërpunuara, si dhe 10.5 kilogramë marijuanë.

Po ashtu, të dyshuarit D.K iu gjetën dhe sekuestruan 25 copë fishekë dhe 2.200 euro, ndërsa nga kontrolli i banesës dhe lokaleve tjera në Mrcajevci, të cilat i përdorte, janë gjetur një armë, një hark dhe një sasi e vogël kanabisi.

Të arrestuarit tjetër, D.N,  ju gjetën 800 euro dhe 33.400 dinarë, të cilat dyshohet se janë përfituar nga shitja e lëndëve narkotike.

Të dyshuarve u është caktuar masa e ndalimit deri në 48 orë, ndërsa materialet ju referuan Prokurorisë së Lartë Publike në Nish.

Zbulohet laboratori i kultivimit të kanabisit, 7 në prangaZbulohet laboratori i kultivimit të kanabisit, 7 në prangaZbulohet laboratori i kultivimit të kanabisit, 7 në pranga