Ju flet Moska - Ibrahim Kallen, kryekëshilltari i Erdogan përzgjodhi Laçin dhe 17 Janarin
Ibrahim Kallen, kryekëshilltari i Erdogan përzgjodhi Laçin dhe 17 Janarin ishte tema e kësaj të mërkure në “Ju flet Moska” në RTV Ora nga Kastriot Myftaraj.
Myftaraj: Ibrahim Kallen është një njohës shumë i mirë i historisë osmane dhe vendeve të pushtuara nga Perandoria Osmane. Ai kur zgjodhi datën 17 ka pasur parasysh një simbolikë.
Pesha e Kallen si këshilltar i Erdogan është rritur që pas prishjes së Erdoganit dhe Davutoglu, që është një ideolog neo-otoman.
Kur është përzgjedhur data, Erdogan nuk e di kur ka vdekur Skënderbeu, por Kallen e di mirë se kur është data e vdekjes dhe ai e ka zgjedhur qëllimisht këtë gjë, jo rastësisht kur thotë Rama.
Kallen e di fare mirë se Sami Frashëri ishte një shkrimtar që shkruante në osmanisht, sepse Perandoria Osmane e kishte ndaluar Shqipen në shkolla dhe rite fetare.
Ndërkohë, aso kohe ata që u konvertuan në myslimane e ruajtën kultin e Kishës së Laçit. Ndërsa Kallen ka menduar që të krijojë një kundër-kult, d.m.th ekziston një kult i kishës së Laçit që ka edhe myslimanë që tregojnë rrënjët shpirtërore osmane.
Prandaj do të ndërtojë një kundër-kult me atë lagjen në Laç. Me 42 milionë euro Erdogan me logjikwn e Kallen, kërkon të ndërtojë një kult, që ja mrekullinë e bëri Erdogan.
Këto para, Rama harron se në 17 shkurt u bë një konferencë për donatorët ku u dhanë mbi 1 miliardë euro për të kapërcuar dëmet e tërmetit ku shkuan?!
Bizneset turke kanë 30 vite që marrin përfitime të privilegjuara, sa mund të kenë përfituar mbi 4 miliardë euro nga taksat që nuk paguajnë. Kanë marrë hekurin, banka, miniera apo kompani telefonike.
