Batutat në takimin me gratë/ Basha-Grida Dumës: Mi nis mua mesazhet me lule, zotërinjtë më dërgojnë vetëm grushte e flakë

Takimi i sotëm i kreut të Partisë Demokratike, Lulzim Basha, me gratë demokrate nuk kaloi pa batuta.

Nënkryetarja e PD-së, Grida Duma, gjatë fjalës së saj zbuloi se njëra nga gratë i dërgon në momentet e vështira lule dhe këngë.

Në bisedë ndërhyri Basha, duke i kërkuar Dumës që t’i nisi mesazhet  e zonjave, pasi siç tha ai, zotërinjtë i dërgojnë vetëm simbole grushtash dhe zjarri.

Duma: Të ndaloj pak te secila nga zonjat. Fato në ditët e vështira nuk më shkruan në inbox. Më con këngë ose lule. Sa herë ndodh një gjë e vështirë, më dërgon ose një këngë të vështirë ose lule.

Basha: Grida mi nis edhe mua ato mesazhe se mua në ato momente zotërinjtë më dërgojnë grushta, flakë, zjarr. Më mirë me lule dhe me këngë.

Brenda lokalit ku u mbajt takimi, Basha vlerësoi rolin e grave ndërsa theksoi se keqqeverisja po bën që të rinjtë të largohen.