Arrestohet në Tiranë 55-vjeçari rezident në SHBA, i dënuar me 6 vite burg për mashtrim

Një 55-vjeçar i dënuar me 6 vite burg për veprën penale "Mashtrimi me pasoja të rënda" është arrestuar në Tiranë.

"Vasil Prifti, 55 vjeç, banues në Tiranë dhe rezident në SHBA u arrestua në hyrje të Republikës së Shqipërisë," informon policia.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë e ka dënuar me 6 vite burg për veprën penale "Mashtrimi" me pasoja të rënda.

Shtetasi Vasil Prifti, nëpërmjet mashtrimit, ka shitur një apartament banimi, duke përdorur një certifikatë të falsifikuar.