I shpallur në kërkim nga 4 Komisariate, arrestohet 30-vjeçari në Berat. I gjendet pistoletë e fshehur në banesë
Policia e Beratit ka arrestuar një person të shpallur në kërkim nga 4 Drejtori Vendore të Policisë.
Në kuadër të operacionit policor të koduar "Osumi", policia bëmn me idje se ka arrestuar 30-vjeçarin E.K, banues në lagjen "11 Shkurti", Kuçovë.
30-vjeçari ishte i shpallur në kërkim nga Komisariati i Policisë Kuçovë, Komisariati i Policisë Durrës, Komisariati i Policisë Nr. 6 Tiranë dhe DVP Lezhë, për veprën penale "Mashtrimi".
Ky shtetas merrte makina me qira dhe nuk i dorëzonte më, pasi i kthente në pjesë këmbimi ose i braktiste në rrugë, informon policia.
Nga kontrolli i ushtruar, shërbimet e Policisë gjetën të fshehur në afërsi të banesës së këtij shtetasi, në Kuçovë, një armë zjarri pistoletë, e cila gjatë hetimeve të para hetimore rezultoi se i përkiste 30-vjeçarit.
Materialet janë referuar në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Berat, për veprime të mëtejshme.
