Atentati në Fushë-Krujë, Stafuka: U gjendëm në befasi, nuk kam konflikte të hapura

Ky është Klodjan Stafuka, 31-vjeçari që ndodhej në makinë me Gentjan Bejtjan në momentin që ju bë atentat në zonën e Niklës, në afërsi të një karburanti.

Ngjarja ndodhi mbrëmjen e sotme, 9 janar në Fushë-Krujë. Klodian Stafuka dhe Gentjan Bejtja u drejtuan te spitali i Traumës për mjekim. Mësohet se Stafuka doli pak orë pasi mbërriti te Trauma për të takuar të afërmit e tij, qëndroi disa sekonda me ta dhe më pas u fut sërish në spital.

Familjarët e tij thonë se ai nuk ka lidhje me ngjarjen, ndërsa në dëshminë paraprake të njëjtin qëndrim ka shprehur edhe vetë Stafuka para hetuesve. Ai ka dëshmuar se u gjendën në  befasi dhe se nuk ka konflikte të hapura. Familjarët e 41 vjeçarit Genjtjan Bejtja, ende nuk kanë folur pasi 41-vjeçari ndodhet në sallën e operacionit për shkak të plumbit që ka marrë në krah.

Ai në fakt dyshohet se është shënjestra e atentatit, ndërsa familjarët iu thanë hetuesve, se persona të panjohur i kanë zënë pritë duke shtënë në drejtim të makinës me të cilën udhëtonte i afërmi i tyre bashkë me Stafukën që ishte pasagjer.

Bejtjen e ka kapur një plumb në krah dhe ka humbur drejtimin e mjetit, ndërsa pasagjeri është plagosur nga përplasja dhe jo nga të shtënat.